Çfarë janë Kodet Speciale?
Kodet Speciale janë një sërë parashtesash e prapashtesash që bazohen në llogjikën e gjuhës HTML. Natyrisht që duhet pasur pak njohuri nga HTML që këto kode të përdoren. Ato lejojnë ndryshimin e pamjes së mesazhit që dërgoni tamam siç ndodh me HTML, por ka një sintaksë më të lehtë dhe nuk rrezikon pamjen e faqes në tërësi. Mundësia e përdorimit të Kodeve Speciale modifikohet nga administratori dhe mund të ndryshojë në çdo nën-forum. Për të parë nëse Kodet Speciale lejohen në nën-forumin ku jeni mjafton të shikoni në fund të faqes.
Krijimi i Linqeve
Nëse Kodet Speciale janë të aktivizuara në nën-forumin ku ndodheni mjafton që të shkruani adresën e plotë e cila do jetë e klikueshme në mesazhin tuaj. Ja disa shembuj linqesh:
- http://www.yahoo.com/forum/
- www.yahoo.com
Siç e shikoni, nëse adresa fillon me www. nuk është nevoja të shtohet dhe pjesa http:// e adresës. Nëse adresa nuk fillon me www. atëherë është e nevojshme të vihet dhe parashtesa http:// . Mund të përdoren dhe parashtesat https:// dhe ftp:// , dhe adresa do bëhet e klikueshme automatikisht (pra kthehet ne link).
Nëse doni të bashkangjisni një Kod Special mund të rrethoni psh adresën me parashtesën http://alket.page.tl/disa-leksione.htm si në shembullin e mëposhtëm. (Kodet Speciale treegohen me të kuqe).
http://.page.tl/disa-leksione.htm]www.yahoo.com/forum/[/url
Mund dhe të vendosen linqe të vërteta si në HTML duke përdorur parashtesën http://alket.page.tl/disa-leksione.htm. Mjafton të përdoret si në shembullin e mëposhtëm:
[url=http://www.yahoo.com/forum/]Kliko këtu për të vizituar forumet e Yahoo-s[/url]
Kjo do krijonte një link të tillë: Kliko këtu për të vizituar forumet e Yahoo-s.
Edhe në këtë rast ska nevojë të vihet http:// nëse adresa fillon me www.
Emailet e klikueshme
Për të bërë një adresë emaili të klikueshme mjafton ta shkruani atë brenda mesazhit, psh kështu:
emri@forumi.com
Pra adresa ka nevojë të ketë ndonjë hapësire bosh ose kryerradhë para.
Mund të përdoren dhe parashtesa nga Kodet Speciale për të krijuar adresën e klikueshme, psh kështu:
[email]emri@forumi.com[/email]
Gjithashtu mund dhe të vendosen linqe të vërteta si në HTML duke shkruar:
[email=emri@forumi.com]Kliko këtu për të më dërguar email[/email]
Kjo do krijonte një link të tillë: Kliko këtu për të më dërguar email.
Tekstet e trasha, nënvizuara dhe të pjerrta
Mund të shkruani me shkronja të trasha, të nënvizuara apo të pjerrta duke rrethuar tekstin me Kodet Speciale si më poshtë:
- [b]teksti ynë[/b] del teksti ynë
- [u]teksti ynë[/u] del teksti ynë
- [i]teksti ynë[/i] del teksti ynë
Përdorimi i Ngjyrave, Madhësive dhe Pamjeve të shkronjave
Ngjyra, madhësia dhe pamja e tekstit mund të ndryshojë duke përdorur Kodet Speciale të mëposhtme:
- [color=blue]teksti ynë[/color] del teksti ynë (ngjyrë blu)
- [size=4]teksti ynë[/size] del teksti ynë (tekst me madhesinë 4)
- [font=courier]teksti ynë[/font] del teksti ynë (me pamjen e shkronjave courier)
Kodet Speciale që formatojnë tekstin mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në shembullin që vijon përdoren shkronja të trasha, të nënvizuara e ngjyre vjollcë:
[color=purple][u][b]Ky tekst u formatua me Kodet Speciale![/b][/u][/color]
Teksti do dali i tillë:
Ky tekst u formatua me Kodet Speciale!
Rrjeshtimet dhe Listat
Pikat kyçe të mesazhit tuaj mund të rradhiten me pika ose numra anash. Ja disa shembuj:
Rradhitje me pikë të madhe anash:
[list]
[*]pika e parë e diskutimit
[*]pika e dytë e diskutimit
[/list]
që krijon listën e mëposhtme:
- pika e parë e diskutimit
- pika e dytë e diskutimit
Duhet mbajtur mënd që lista rradhitjes të mbyllet me prapashtesën [/list].
Është po kaq e lehtë nëse doni që renditja në listë të jetë me numra apo shkronja anash. Mjafton ti shtoni diçka parashtesës [list] dhe prapashtesës [/list]. Pjesa që i shtohet është =1 (për renditje numërore) ose =A (për renditje me gërma nga A tek Z). Ja disa shembuj:
[list=1]
[*]pika e parë në renditje numërore
[*]pika e dytë në renditje numërore
[/list=1]
Në forum del:
- pika e parë në renditje numërore
- pika e dytë në renditje numërore
|
[list=A]
[*]pika e parë në renditje alfabetike
[*]pika e dytë në renditje alfabetike
[/list=A]
Në forum del:
- pika e parë në renditje alfabetike
- pika e dytë në renditje alfabetike
|
Imazhe dhe Grafika Brenda Mesazhit
Mesazhet mund të pëmbajnë edhe elemente grafike si imazhe e foto. Mjafton që adresa e saktë ku gjendet fotoja në internet të rrethohet me Kodet Speciale të mëposhtme:
[img]http://www.forumihorizont.com/images/vBulletin_logo.gif[/img]
Mos harroni se në këtë rast pjesa http:// e adresës është e domosdoshme që kodi [img] të funksionojë siç duhet.
Natyrisht që foto mund të bëhet e klikueshme duke rrethuar kodet [img] me kodet që krijojnë linqe, pra me kodin http://alket.page.tl/disa-leksione.htm. Ja një shembull:
[url=http://www.forumihorizont.com/images/vBulletin_logo.gif][img]http://www.forumihorizont.com/images/vb_bullet.gif[/img][/url]
Dhe ja cili do ishte fryti i shembullit që spjeguam: .
Citimi i Mesazheve të Tjera
Për të cituar diçka që është shkruar në një mesazh tjetër brenda Forumit Horizont mjafton që të kopjohet e te ngjitet (copy-paste) teksti që intereson e të rrethohet me Kodet Speciale që vijojnë:
[quote]Provë e Forumit Horizont.
Ky forum është i hapur për të gjithë.[/quote]
Pra, parashtesat [quote] do ndajnë tekstin brenda tyre në menyrë grafikisht të dukshme.
Kodet PHP
Nëse publikohet ndonjë kod programatorësh mund të jetë e dobishme që ky të jetë vënë në dukje mirë. Në këto raste mund të përdoret Kodi Special [code]. Për shembull:
[code]
<script language="Javascript">
<!--
alert("Mirëdita!");
//-->
</script>
[/code]
Në shembullin e mësipërm i gjithë teksti brenda para/prapa-shtesës [code] është më i futur dhe hapësirat mes fjalëve ruhen identik siç shkruhen. Ja, pra, rezultati si do ish:
<script language="Javascript">
<!--
alert("Mirëdita!");
//-->
</script>
Rast i veçantë përbën gjuha e programimit PHP. Nëse dikush poston në forum një pjesë kodi PHP mjafton ta fusë mes para/prapa-shtesave [php] dhe i gjithë programi i postuar do ngjyrosë pjesët sipas sintaksës PHP. Natyrisht që mesazhe të tilla do postohen nga programatorë e webmaster që kanë njohuri. Le të shikojmë nje shembull sesi del mesazhi që përmban script PHP:
[php]
$myvar = "Mirëdita!";
for ($i=0; $i<10; $i++) {
echo $myvar."\n";
}
[/php]
Ja si do dilte në forum:
$myvar = "Mirëdita!";
for ($i=0; $i<10; $i++) {
echo $myvar."\n";
}
Gabime në përdorimin e Kodeve Speciale:
- http://alket.page.tl/disa-leksione.htm www.yahoo.com [/url] - nuk duhen lënë hapësira mes parashtesës dhe www.yahoo.com. Pra, http://jetmiri.page.tl/disa-leksione.htm duhet te jete ngjitur me www.yahoo.com.
- [email]emri@forumi.com[email] - prapashtesa e përdorur nuk ka shenjën e slashit ([/email])