http://www.albmaster.com/
   
  al_alket@hotmail.com
  10 arsye për të qenë vetëm
 

Janë “të pafatët në dashuri” ata që “më të stresuarit”, “më të turpshmit” dhe “më të zakonshmit”… të përbashkët kanë një gjë megjithatë: janë të gjithë beqarë. Dhe ndonjëherë e kanë zgjedhur vetë këtë lloj gjendjeje. Fenomeni, që sociologët e përkufizojnë si “revolucioni kulturor i beqarëve” dhe që përfshin meshkujt dhe femrat, duket se është nga dita në ditë në rritje. Në Evropë një familje në tre e njeh këtë fenomen. Gazeta gjermane “Bild” kësaj teme i ka dedikuar një rëndësi të veçantë. Nuk ka dyshime, gjendja beqar tashmë është një status aq i zakonshëm sa ai i të qenit çift.
Ndërkohë, në një sondazh të ISPO për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ka vënë në dukje se viti 2006 ka qenë viti rekord i divorceve, mes të cilëve shumë niseshin nga arsyeja se preferonin më mirë të ishin beqar se në atë status. Beqar, por jo vetëm. Sociologia dhe psikologia gjermane, Lisa Fischbach identifikon për “Bild” 10 versione të beqarëve, që shkojnë paralelisht me dhjetë motive që të çojnë drejt rrugës për të zgjedhur statusin “beqar”.
Profilit të parë i përkasin “të pafatët”, ata që nuk takojnë asnjëherë personat e duhur e për të cilët shpirti binjak tashmë është kthyer në një obsesion.
Pastaj janë “pesimistët”, që kanë shumë pritshmëri nga një partner dhe në të vërtetë nuk janë asnjëherë të kënaqur kur i takojnë ata. Të stresuar, mjaft të zënë me punë për të kërkuar një partner dhe të turpshëm njëkohësisht.
Për këta lloj njerëzish, që në fakt kanë një jetë sociale të shkatërruar, që preferojnë më mirë të rrinë në shtëpi sesa të dalin, është padyshim e vështirë për të takuar njeriun e duhur.
Janë pastaj ata “mjaft të sigurtit në vetvete”, të cilët janë të destinuar të bëjnë një jetë të zakonshme. pasi “trembin” të tjerët me arrogancën dhe sigurinë e tyre.
Nostalgjikët nuk arrijnë të shkëputen nga imazhi që ka lënë tek ata ish-partneri dhe e mbajnë mendjen tek e kaluara, pa u përpjekur për të jetuar të sotmen.
Pastaj janë të “varfrit: që mendojnë se janë paratë ato që bëjnë diferencën mes të tjerëve dhe menjëherë e përjashtojnë veten nga xhiroja e jetës.
Ka dhe nga ata që e shohin veten si “shumë të shëmtuar”, ose aspak tërheqës për “t’u lançuar” në treg dhe “të bindur” për këtë, zgjedhja e tyre për të qenë beqar është më mirë sesa të përjetojnë inferioritetin në çift.
Kjo kategori e fundit u përket më shumë femrave. Të paktën sipas një sondazhi të së përjavshmes “Grazia”, në Itali 52 për qind e beqareve do të hiqnin dorë vullnetarisht nga jeta në çift, dhe gjysma e tyre do të dëshironin më mirë të jetonin vetëm sesa të ktheheshin të jetonin me prindërit.
Seksi? Bëjnë zakonisht, dhe një në pesë femra ja del mbanë.
65 për qind presin të vijë princi i kaltër, por nuk janë të zonja të sakrifikojnë për një mashkull, e pikërisht për këtë një nga tre femra do të donin të kishin një fëmijë, të cilin do ta mbanin vetëm.
Janë të bindura për jetën e tyre vetëm, por është vetëm një gjë të cilën e kanë zili jetën në çift. Pikërisht dashurinë.
Megjithatë, edhe pse për zgjedhje jeta e zakonshme jetohet praktikisht si një fazë e ndërmjetme dhe nga këto 65 për qind, edhe pse jetojnë vetëm nuk do t’i thonë kurrë jo gjetjes së princit të kaltër. Për të cilin sigurisht që ja vlen ta ndryshosh jetën dhe statusin beqar.
Që të thuash jetoj beqare “përfundimisht” pasi kam gjetur ekuilibrin, duket e çuditshme. Por është një pjesë e këtyre femrave që i quajnë meshkujt “të dobishëm”, por thjesht t’i frekuentojnë herë pas here.
Duket se zgjedhja për të qenë beqar është një zgjedhje komode për t’u larguar nga përgjegjësitë edhe pse 41 për qind e femrave thonë se jeta është më e vështirë për ata që janë vetëm, pikërisht sepse nuk ndahen mes dy vetave problemet, por duhen përballuar tërësisht vetëm. Gjëja që i frikëson më shumë është të jetuarit me një burrë me të cilin mund të ndihet e ndryshme, të jetë e detyruar të mendojë gjithmonë se si duhet t’i zgjidhë gjërat dhe situatat. Çfarë u mungojnë më shumë? Për 1,84 për qind është dëshira për të jetuar momentet më të bukura të jetës pikërisht me shpirtin e tyre binjak, edhe pse kanë frikë se kështu do të humbasin lirinë e tyre. Dhe janë dy motivet që i bëjnë të kenë zili çiftet, është dashuria reciproke dhe fakti që i duhet ta projektojnë të ardhmen vetëm, ndërsa në çift ajo projektohet nga të dy.
E ndërkohë që kanë zgjedhur të jetojnë beqare, në momentet e trishtimit 52 për qind e femrave i përkushtohen një hoby, ndërkohë, që 44 për qind ngushëllohen me një mike.

 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free