http://www.albmaster.com/
   
  al_alket@hotmail.com
  Disa leksione
 

Çfarë janë Kodet Speciale?

Kodet Speciale janë një sërë parashtesash e prapashtesash që bazohen në llogjikën e gjuhës HTML. Natyrisht që duhet pasur pak njohuri nga HTML që këto kode të përdoren. Ato lejojnë ndryshimin e pamjes së mesazhit që dërgoni tamam siç ndodh me HTML, por ka një sintaksë më të lehtë dhe nuk rrezikon pamjen e faqes në tërësi. Mundësia e përdorimit të Kodeve Speciale modifikohet nga administratori dhe mund të ndryshojë në çdo nën-forum. Për të parë nëse Kodet Speciale lejohen në nën-forumin ku jeni mjafton të shikoni në fund të faqes.

Krijimi i Linqeve

Nëse Kodet Speciale janë të aktivizuara në nën-forumin ku ndodheni mjafton që të shkruani adresën e plotë e cila do jetë e klikueshme në mesazhin tuaj. Ja disa shembuj linqesh:

  • http://www.yahoo.com/forum/
  • www.yahoo.com

Siç e shikoni, nëse adresa fillon me www. nuk është nevoja të shtohet dhe pjesa http:// e adresës. Nëse adresa nuk fillon me www. atëherë është e nevojshme të vihet dhe parashtesa http:// . Mund të përdoren dhe parashtesat https:// dhe ftp:// , dhe adresa do bëhet e klikueshme automatikisht (pra kthehet ne link).

Nëse doni të bashkangjisni një Kod Special mund të rrethoni psh adresën me parashtesën http://alket.page.tl/disa-leksione.htm si në shembullin e mëposhtëm. (Kodet Speciale treegohen me të kuqe).

http://.page.tl/disa-leksione.htm]www.yahoo.com/forum/[/url

Mund dhe të vendosen linqe të vërteta si në HTML duke përdorur parashtesën http://alket.page.tl/disa-leksione.htm. Mjafton të përdoret si në shembullin e mëposhtëm:

[url=http://www.yahoo.com/forum/]Kliko këtu për të vizituar forumet e Yahoo-s[/url]

Kjo do krijonte një link të tillë: Kliko këtu për të vizituar forumet e Yahoo-s.

Edhe në këtë rast ska nevojë të vihet http:// nëse adresa fillon me www.

Emailet e klikueshme

Për të bërë një adresë emaili të klikueshme mjafton ta shkruani atë brenda mesazhit, psh kështu:

emri@forumi.com

Pra adresa ka nevojë të ketë ndonjë hapësire bosh ose kryerradhë para.

Mund të përdoren dhe parashtesa nga Kodet Speciale për të krijuar adresën e klikueshme, psh kështu:

[email]emri@forumi.com[/email]

Gjithashtu mund dhe të vendosen linqe të vërteta si në HTML duke shkruar:

[email=emri@forumi.com]Kliko këtu për të më dërguar email[/email]

Kjo do krijonte një link të tillë: Kliko këtu për të më dërguar email.

Tekstet e trasha, nënvizuara dhe të pjerrta

Mund të shkruani me shkronja të trasha, të nënvizuara apo të pjerrta duke rrethuar tekstin me Kodet Speciale si më poshtë:

  • [b]teksti ynë[/b] del teksti ynë
  • [u]teksti ynë[/u] del teksti ynë
  • [i]teksti ynë[/i] del teksti ynë

Përdorimi i Ngjyrave, Madhësive dhe Pamjeve të shkronjave

Ngjyra, madhësia dhe pamja e tekstit mund të ndryshojë duke përdorur Kodet Speciale të mëposhtme:

  • [color=blue]teksti ynë[/color] del teksti ynë (ngjyrë blu)
  • [size=4]teksti ynë[/size] del teksti ynë (tekst me madhesinë 4)
  • [font=courier]teksti ynë[/font] del teksti ynë (me pamjen e shkronjave courier)

Kodet Speciale që formatojnë tekstin mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në shembullin që vijon përdoren shkronja të trasha, të nënvizuara e ngjyre vjollcë:

[color=purple][u][b]Ky tekst u formatua me Kodet Speciale![/b][/u][/color]

Teksti do dali i tillë:

Ky tekst u formatua me Kodet Speciale!

Rrjeshtimet dhe Listat

Pikat kyçe të mesazhit tuaj mund të rradhiten me pika ose numra anash. Ja disa shembuj:

Rradhitje me pikë të madhe anash:

[list]
[*]pika e parë e diskutimit
[*]pika e dytë e diskutimit
[/list]

që krijon listën e mëposhtme:

  • pika e parë e diskutimit
  • pika e dytë e diskutimit

Duhet mbajtur mënd që lista rradhitjes të mbyllet me prapashtesën [/list].

Është po kaq e lehtë nëse doni që renditja në listë të jetë me numra apo shkronja anash. Mjafton ti shtoni diçka parashtesës [list] dhe prapashtesës [/list]. Pjesa që i shtohet është =1 (për renditje numërore) ose =A (për renditje me gërma nga A tek Z). Ja disa shembuj:

[list=1]
[*]pika e parë në renditje numërore
[*]pika e dytë në renditje numërore
[/list=1]

Në forum del:

  1. pika e parë në renditje numërore
  2. pika e dytë në renditje numërore

[list=A]
[*]pika e parë në renditje alfabetike
[*]pika e dytë në renditje alfabetike
[/list=A]

Në forum del:

  1. pika e parë në renditje alfabetike
  2. pika e dytë në renditje alfabetike

Imazhe dhe Grafika Brenda Mesazhit

Mesazhet mund të pëmbajnë edhe elemente grafike si imazhe e foto. Mjafton që adresa e saktë ku gjendet fotoja në internet të rrethohet me Kodet Speciale të mëposhtme:

[img]http://www.forumihorizont.com/images/vBulletin_logo.gif[/img]

Mos harroni se në këtë rast pjesa http:// e adresës është e domosdoshme që kodi [img] të funksionojë siç duhet.

Natyrisht që foto mund të bëhet e klikueshme duke rrethuar kodet [img] me kodet që krijojnë linqe, pra me kodin http://alket.page.tl/disa-leksione.htm. Ja një shembull:

[url=http://www.forumihorizont.com/images/vBulletin_logo.gif][img]http://www.forumihorizont.com/images/vb_bullet.gif[/img][/url]

Dhe ja cili do ishte fryti i shembullit që spjeguam: 0.

Citimi i Mesazheve të Tjera

Për të cituar diçka që është shkruar në një mesazh tjetër brenda Forumit Horizont mjafton që të kopjohet e te ngjitet (copy-paste) teksti që intereson e të rrethohet me Kodet Speciale që vijojnë:

[quote]Provë e Forumit Horizont.
Ky forum është i hapur për të gjithë.[/quote]

Pra, parashtesat [quote] do ndajnë tekstin brenda tyre në menyrë grafikisht të dukshme.

Kodet PHP

Nëse publikohet ndonjë kod programatorësh mund të jetë e dobishme që ky të jetë vënë në dukje mirë. Në këto raste mund të përdoret Kodi Special [code]. Për shembull:

[code]
<script language="Javascript">
<!--
alert("Mirëdita!");
//-->
</script>
[/code]

Në shembullin e mësipërm i gjithë teksti brenda para/prapa-shtesës [code] është më i futur dhe hapësirat mes fjalëve ruhen identik siç shkruhen. Ja, pra, rezultati si do ish:

<script language="Javascript">
<!--
alert("Mirëdita!");
//-->
</script>

Rast i veçantë përbën gjuha e programimit PHP. Nëse dikush poston në forum një pjesë kodi PHP mjafton ta fusë mes para/prapa-shtesave [php] dhe i gjithë programi i postuar do ngjyrosë pjesët sipas sintaksës PHP. Natyrisht që mesazhe të tilla do postohen nga programatorë e webmaster që kanë njohuri. Le të shikojmë nje shembull sesi del mesazhi që përmban script PHP:

[php]
$myvar = "Mirëdita!";
for ($i=0; $i<10; $i++) {
echo $myvar."\n";
}
[/php]

Ja si do dilte në forum:

$myvar "Mirëdita!";
for ($i=0$i<10$i++) {
	echo $myvar."\n";
}

Gabime në përdorimin e Kodeve Speciale:

  • http://alket.page.tl/disa-leksione.htm www.yahoo.com [/url] - nuk duhen lënë hapësira mes parashtesës dhe www.yahoo.com. Pra, http://jetmiri.page.tl/disa-leksione.htm duhet te jete ngjitur me www.yahoo.com.
  • [email]emri@forumi.com[email] - prapashtesa e përdorur nuk ka shenjën e slashit ([/email])

  http://www.hackerzbook.de/

 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free