Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe WWW. Por c’do te thote kjo fjale URL – Uniform Resource Locators qe s’është asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne çdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve.
Kuptoheni Internetin si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.
Cfare është WWW (World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej nepër bote.
Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi skedar-percues duhet te mbështës kur dergon skedar ne nje server interneti.
ISP-( Internet Service Provider) është serveri qe mban faqet dhe na ben te mundur lidhjen me internetin nga shpia.
Serveri është nje komjuter qe te ben ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetem nje mbështëtes qe vete është i lidhur me nje server tjeter dhe ai tjetri vete me nje tjeter.
Hosteri-(pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe duhet te paguani qiramarresin.
XHTML- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarte te reja për krijimin e faqeve, por versione te reja te HTML.
Intranet- është nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem për nje organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe Interneti.
Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe është për faqet me qellime dhe permbatje tregtare , org. do te thote organization, .edu do te thote education dhe është pra për universitet dhe shkollat.